Territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.
Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 7°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në jug të territorit deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.