Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë dominante ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.
Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero.
E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 6°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 26°C në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior- Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.