Moti

Kthjellime e vranësira gjatë ditës por temperaturat arrijnë deri në 21 gradë

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave dhe lagështirës në të gjithë territorin shqiptar ku në zonat veriore-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Tiranë dhe Vlorë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë