Pjesa e para të ditës do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat dhe lagështira në ajër të shtohen gradualisht në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.
Edhe pse kemi hyrë në muajin nëntor, edhe këtë javë nuk pritet të ketë reshje shiu.
Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24 orësheve. Përsa i përket pjesës së dytë të javës, parashikohen që vranësirat të bëhen disi më prezente dhe të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët dhe vijën bregdetare, por më të fokusuara mbeten në zonat veriore dhe në shtrirjen lindore, por nuk pritet të kemi mundësi për reshje. Përsa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes do të kemi temperatura të freskëta, pasi presim vlera minimale në qytetet e zonave malore, në zero apo 1 gradë celcius. Maksimumet do të kemi në vlerat 24-25 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.