Deri në mesditë territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat Lindore vranësirat të jenë disi më prezente.
Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore duke rrezikuar reshje të pakta shiu ku më të theksuara reshjet do të jenë në skajin Juglindor. Orët e vona të mbrëmjes përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.