Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior-verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Shqipërinë por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të paradites por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.