Nga Gazeta ‘Si’ – Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.