Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë gjithë paradites.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore dhe pjesërisht zonën e ulët duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët në zonat verilindore deri në 28°C vlera më e lartë në ultësirën Perëndimore.
Kthjellime, kalime të pakta vranësirash dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius. Kështu pritet të jetë koha gjatë fundjavës sipas meteorologut Akil Osmani.
Qarqet që do të përjetojnë temperaturat më të larta priten të jenë Berati dhe Elbasani, ndërsa, temperaturat minimale 5-6 gradë Celsius pritet të regjistrohen në Ersekë dhe Peshkopi.
Ndërkohë, dita e shtunë do të jetë në dominimin e kthjellimeve paradite, ndërsa pasditja do të ketë kalim të vranësirave. Temperaturat e ajrit minimumi do të regjistrojë vlerat 5-6 gradë Celsius në qytetin e Ersekës dhe Peshkopisë, ndërsa maksimumi pritet të regjistrojë vlerën 28 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.
Dita e diel do të ketë temperatura konstante në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura prite të shkojë në vlerën 29 gradë celsius. Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi të kthjellimet, kalimin e vranësirave, ku këto të fundit priten të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.