Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Vendi ynë gjatë kësaj jave pritet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të jenë të larta ku pritet të arrijnë deri në 28-29 gradë celsius, ndërsa mëngjeset do të jenë më të freskëta por nga e enjtja parashikohet që të ketë rënie të temperaturave që arrijnë në vlerën 26 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.