Moti

Kthjellët por ftohtë, temperaturat shkojnë deri në 15 gradë

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tone duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar në zonat e thella malore flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor-Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë