Komunitet

Ksenofob dhe racist – shkrimtarja Elena Ferrante paralajmëron rrezikun që vjen nga Matteo Salvini

Matteo Salvini Foto: Stefano Rellandini/Reuters



Në kolonën e saj në The Guardian, autorja e romaneve  me temë napolitane, shumë të shitur në të gjithë botën dhe e botuar në Shqipëri nga botimet “Pegi”, ka bërë një ndërhyrje të rrallë në politikë duke  bërë të zëshme frikën që vjen nga “grushti racist” i ministrit të brendshëm të Italisë.

Romancierja italiane Elena Ferrante ka bërë një sulm të rrallë në arenën politike, duke lajmëruar  mbi rreziqet e nënvlerësimit të ministrit të brendshëm  “ksenofob dhe racist”  Matteo Salvini i cili udhëheq Lega Nord -partinë e së të djathtës ekstreme në Itali.

Ferrante e veçuar nga jeta publike deri më tani, e cila e ka mbajtur edhe identitetin e saj të fshehur, ka thënë se kurrë nuk ka qenë aktive në politikë.

Saga napolitane e Ellena Ferrante-s në shqip, nga botimet "Pegi"

Por autorja e sagës shumë të shitur napolitane ka thënë se tani ka frikë se lufta kundër ‘Cinque Stelle’ ka fshehur një rrezik të vërtetë: ‘Lega Nord’  e Salvinit, tani në koalicion me ‘Cinque Stelle’ dhe vetë Salvini-n, një moderator radiofonik, i cili po udhëheq qasjen e vështirë të Italisë ndaj refugjatëve.

Njëherë refuzoi të lejonte një varkë me  600 refugjatë dhe emigrantë  në vend,  një herë tjetër kërkoi të bëhej një Census i komunitetit Rom të Italisë dhe hodhi idenë  dëbimit të atyre që jetonin ilegalisht në Itali, politikë të cilët kritikët e shohin si reminishencë e së shkuarës fashiste të vendit.

Një grua duke nderë rrobat nga dritarja e partamentit me V-në e Lëvizjes Cinque Stelle , poshtë ‘Lufta kundër Cinque Stelle-s na ka penguar të shohim se rreziku është gjetiu.” Ilustrimi Andrea Ucini për The Guardian.

Elena Ferrante: Matteo Salvini  ngjan bindës...derisa përplas grushtin e tij racist

Nuk kam qenë kurrë aktive. Nuk kam organizuar marshime apo demonstrata apo kam ndihmuar në organizimin e tyre. E kam kufizuar veten në pjesëmarrje të  nismave që dukeshin urgjente dhe të domosdoshme për të mirën e përgjithshme. Ka pasur raste kur jam alarmuar vërtet dhe kam pasur frikë për fatin e demokracisë në vendin tim. Por më shpesh kam menduar se shqetësimet tona kanë qenë qëllimshëm të ekzagjeruar.

Nuk kam ndarë kurrë frikë rreth ngjitjes politike të Lëvizjes ‘Cinque Stelle’ dhe e kam gjetur termin “populizëm” – të aplikuar sot për të gjitha forcat politike, të reja e të vjetra – të kotë. Lëvizja ‘Cinque Stelle’ është dukur një enë e rëndësishme për pakënaqësinë në masë të prodhuar nga mënyra e papërshtatshme, shpesh shkatërrimtare –në të djathtën dhe të majtën, në Itali dhe përqark Europës – me të cilën qeveritë kanë trajtuar krizën ekonomike dhe ndryshimet epokale nëpër të cilat po jetojmë.

Nuk kam votuar kurrë ‘Cinque Stelle’-n: gjuha e saj e ngatërruar, ndonjëherë naive, ndonjëherë banale, është e huaj për mua. Por ende mendoj se është një gabim tejet serioz portretizimi i lëvizjes si një rrezik i demokracisë italiane dhe më gjerë, asaj europiane. Lufta kundër ‘Cinque Stelle’-s na ka penguar të shohim se rreziku është gjetiu. E kam fjalën për ‘Lega Nord’-in e Matteo Salvini-it, një forcë politike, e cila është e organizuar më mirë dhe e zbutur në mënyrë të gënjeshtërt nga vitet e qeverisjes me Berlusconi-in. Nuk kam ndonjë simpati për Salvini-in. Nuk më pëlqen ajo çka ai përfaqëson ashtu si nuk më pëlqen ajo çka ata, të cilëve ai u jep aq shumë meritë , përfaqësojnë në këtë planet: Putin, Trump dhe në zgjimin e tyre Marine Le Pen, Viktor Orbán  e të tjerë.

Salvini, sekretari federal i ‘Lega Nord’ –pjesa më domethënëse e qeverisë sonë të re – është në një vijë me më të keqen e traditës italiane në politikë. Gjerësisht i nënvlerësuar, i përdorur nga producentët televizive për të gjallëruar debatet dhe prodhuar publicitetit, ai është bërë tejet bindës, duke dhënë idenë e një burri të zakonshëm me natyrë të mirë i cili i kupton vërtet problemet e njerëzve të zakonshëm dhe në momentin e duhur përplas grushtin e tij racist dhe ksenofob në tavolinë.

Ndonjëherë, imagjinoj me ankth se konsensusi rreth ndjesisë së keqe që Salvini mishëron (dhe nxit) mund të përhapet përtej synimeve të tij dhe të rrëshqasë në brutalitetin e masës, që në kohë krizash janë gjithnjë në pritje, për të shkrirë motive divergjente: ato të përfitimit me sektorë të gjerë të shoqërisë së demoralizuar nga pasiguria ekonomike dhe frika për të ardhmen.

‘Cinque Stelle’ donte të qeveriste për të shpëtuar vendin nga paaftësia. Por sot duket se ulen në karriget e parlamentit – kryeministri Giuseppe Conte në krye të tyre – në mënyrë që të marrin të gjithë fajin, që zakonisht u shkon politikanëve në pushtet. Akuzuesi i tyre i parë, kur t’i vijë koha, do të jetë Salvini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë