Sport

Kryevepra e radhës nga Mikaela Shifrin, fiton Kupën e Botës për herë të 5-të

Gazeta Si – Me rezultatin e arritur në dishezën e Kvitfjell, skiatorja amerikane e ka të sigurt suksesin. Kur kanë mbetur edhe 7 gara për t’u zhvilluar, ajo është e pakapshme.

Me vendin e 5-të që arriti në garën e fundit, Mikaela Shifrin ka siguruar matematikisht Kupën e 5-të të Botës. Janë edhe 7 gara të tjera, por ajo ka më shumë se 700 pikë avantazh nga ndjekëset më të afërta. Lara Gut është aktualisht 790 pikë prapa, kurse Petra Vlhova 817 pikë prapa.

Shifrin barazon kështu Mark Girardelin për numrin e Kupave të Botës të fituara (5), ndërsa para saj janë vetëm Marsel Hirsher me 8 dhe Anemari Moser-Proel me 6.

Për sportisten amerikane është kurorëzimi i një sezoni të jashtëzakonshëm. Ajo ka arritur 11 fitore, si dhe 3 vende të dyta. Atyre u shtohen medalja e artë në sllallomin gjigant, si dhe të argjendtat në sllalollm dhe garën e kombinuar në Botërorin e Courchevel/Meribel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë