Lajme

Kryetari i Gjykatës së Vlorës në vetting, probleme me pasurinë

Ka dalë para trupës gjykuese të vettingut kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Një ditë më parë, Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, por kërkesa është rrëzuar sot në nisje të seancës dëgjimore. Ka qenë relatori Olsi Komici që e ka rrëzuar kërkesën e Halucës për përjashtimin e trupës gjykuese si e pambështetur në ligj.

Sipas ILDKPKI, Haluci nuk justifikon pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite.

Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010.

Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë