Nga Gazeta ‘Si’-Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën e parë të ditës por pas-mesditës pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm.
Orët e mbrëmjes dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen gjatë orëve të mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.
Era do të fryjë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.