Kryeministri Rama, përmes dy statuseve në rrjetet sociale ka paralajmëruar arrestime të tjera në javët në vijim. Kreu i qeverisë nuk humbur rastin të thumbojë edhe opozitën pas reagimeve të përfaqësuesve të saj në lidhje me largimin e Saimir Tahirit si deputet dhe arrestimin e Arbër Cekajt në Gjermani.
Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2018
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌️
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2018
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




