Politike

Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama e ka pritur me ceremoni zyrtare homologun e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Për herë të parë në Shqipëri, Rama thotë se Starmer “zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.”

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve.

 Së bashku me Ramën do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, të parashikuar në orën 12:40. 

Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme.

Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë