Media Galeri

Kryeministrat ndryshojnë, por macja Larry mbetet në Downing Street

Nga Gazeta 'Si'-Në 14 vitet e fundit të trazirave politike në Britaninë e Madhe, ka pasur një figurë të stabilitetit, macja Larry në Downing Street.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke qenë se zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut po afrojnë me shpejtësi, macja e plakur mund të mirëpresë kryeministrin e saj të gjashtë.

Larry ka qenë në Downing Street gjatë mandatit të pesë kryeministrave konservatorë dhe nëse sondazhet rezultojnë të sakta, ajo së shpejti mund të mirëpresë një kryeministër laburist.

Me largimin e kryeministrit aktual Rishi Sunak nga Downing Street, do të largohej edhe qeni i tij Labrador Nova, dhe Larry ndoshta nuk do ta kishte problem këtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë