Kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë zhvilluan takimin e tyre të parë në një sauna, tha kryeministri finlandez, Petteri Orpo në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez, Kristen Michal.
Orpo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis kombeve baltike që janë të lidhura ngushtë nga ana kulturore dhe gjuhësore.
“Ne filluam… dje, në mënyrë shumë finlandeze dhe estoneze, në sauna”, tha Orpo.
“Sot marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera dhe Estonia është një nga aleatet tona më të ngushta”, shtoi ai.
Michal falënderoi Orpon për “mirëpritjen shumë të ngrohtë” gjatë vizitës së tij.
“Dy kryeministra që diskutojnë politikën dhe çështjet botërore në saunë tregojnë mirë se sa afër jemi – si kulturalisht ashtu edhe politikisht”, tha Orpo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.