Lajme

Kryemadhi takon Fleckenstein: Rama po bllokon integrimin e vendit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me raporterin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

Gjatë takimit me eurodeputetin gjerman, Kryemadhi ka theksuar se kryeministri Rama dhe mazhoranca aktuale janë bllokuesit më të mëdhenj për reformën në drejtësi.

Sipas saj, LSI ka hapur çdo rrugë për të bërë të mundur zbatimin e këtij procesi.

“Falënderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI. Ne kemi qenë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit”, – shkruan Kryemadhi në një postim në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë