Lajme

Kryemadhi, takim me Bashën në selinë e PD-së

Ndërkohë që na ndan dhe një orë nga mbyllja e votimeve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shkuar në selinë e PD-së, ku po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Fokusi i takimit pritet të jetë votimet e ditës së sotme, në një kohë që këto zgjedhje janë bojkotuar nga ana e opozitës.
Nuk dihet se si do të vijojë aksioni opozitar pas mbylljes së procesit të votimit.
Votimi po vijon, por bie në sy pjesëmarrja e ulët e votuesve.
KQZ në një dalje për mediat bëri me dije se deri në orën 15:00, numri i pjesëmarrësve në votime ka qenë 15,5%. Nga ana tjetër është PD që I përgënjeshtron këto shifra, duke e cilësuar KQZ si një vegël të kryeminsitrit Rama dhe se në fakt pjesëmarrja, sipas tyre, deri në orën 15:00 ka qenë vetëm 10%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë