Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas.
“Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë.”, tha Kryemadhi.
Në një konferencë për mediat, pas protestës, Kryemadhi u shpreh se loja ka filluar të luhet fort dhe opozita është e vendosur për të qeverisur zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian.
“Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian -, u shpreh ajo. – Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE. Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort”.
Sipas saj qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama.
“Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE. Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort”, u shpreh Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




