Gazeta Si – Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj dënohet me 6 muaj burg nga GJKKO për veprën penale të falsifikimit të vulave dhe formularëve, por kjo masë i konvertohet në 40 orë punë publike.
Pas seancës në SPAK, ai u shpreh se është i pafajshëm dhe se do vijojë betejat për pafajsinë e tij, duke pohuar se nuk do ta lërë mandatin.
LEXO EDHE:
Dokumenti/ PD: Kryebashkiaku Ismailaj i dënuar për plagosje e rrahje
“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë, por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore, do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- tha ai.
“Kjo nuk e prek ushtrimin e detyrës”, vijoi Ismailaj, duke u shprehur se shërbimi i provës nuk e pengon të kryejë detyrën në krye të Bashkisë Mallakastër.
Ismailaj u praqit këtë të enjte në SPAK në lidhje me hetimet mbi fshehjen e dënimit me 3 vite burg në Greqi.
Pas shtyrjeve te njëpasnjëshme, GJKKO shpalli sot vendimin ndaj zyrtarit. Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, ndërsa pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me një denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.
Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe për këtë SPAK-u ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg.
Më herët, Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailajt, ku rezulton se ai ka pasur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumente në palën greke.
Ndërkohë, publikisht, Ismailaj ka deklaruar se s’ka pasur dijeni dhe është proceduar në mungesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




