Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka denoncuar se në një qendër votimi, komisionerët kanë mbyllur derën prej dy orësh dhe po plotësojnë fletët e votimit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ademi shkruan se kjo po ndodh në qendrën e votimit 0216, Bërdicë e Mesme, duke shtuar se komisionerët po marrin në telefon qytetarët duke i kërkuar ID.
“Në Qv nr. 0216 Berdicë e Mesme ka 2 orë që është mbyllur dera. Komisionerët janë brenda. Sipas informacioneve që kemi, po plotësojnë fletët e votimit duke përdorur numrat e kartave ID që i marrin duke u telefonuar qytetarëve dhe duke ua kërkuar atë.
Në QV nr. 0216 në Berdicë e Mesme, e mbyllur para 2 orëve, pjesëmarrja reale është më pak se 40 votues nga 939 të regjistruar në lista”, shkruan kryebashkiakja në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



