Një krim në familje ka tronditur Krujën këtë të hënë, ku burri ka vrarë bashkëshorten me thikë në fshatin Bubq.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të autorit të dyshuar, i cili është Artan Ismalaja, 51 vjeç, banues në Krujë.
Policia thotë se burri ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas 51-vjeçari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjetin prerës dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.