Katar 2022

Kroatët në qendër të kritikave për ‘Herceg-Bosna’, këngë për pastrim etnik

Gazeta Si – Kroacia në qendër të kritikave. Jo për eliminimin në gjysëmfinale të Botërorit nga Argjentina, por për një video që po qarkullon në rrjetet sociale. Në këtë video lojtarët kroatë shfaqen duke festuar pas fitores me Brazilin me këngë, që kanë në përmbajtje pastrimin etnik.

Është një këngë që ka si referim regjimin “Herceg-Bosna”, e krijuar në Bosnjë gjatë luftës në Ballkan, në periudhën 1991-1994, e njohur si një akt kriminal nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës.

“Herceg-Bosna” është titulli i këngës së Marko Petkoviç Thompson, i grupit ‘Thompson’, që i referohet e pikërisht Republikës Kroate të Bosnjës, drejtuesit e së cilës janë dënuar për krime etnike.

Kjo video, e shpërndarë nga disa profile të rrjeteve soaciale boshnjake ka sjellë shumë diskutime orët e fundit. “Për boshnajkët, – shkruhet në një postim të profilit Tuiter të BIHFootball, – termi ‘Herceg-Bosna’ simbolizon: kampe përqendrimi, përdhunime, tortura, persekutim dhe vrasje… Kjo është shumë e trishtë Kroaci”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë