Nga Gazeta ‘Si’- Duket se kriza politike nuk ka mbaruar ende në Francë. Kryeministri i ri i Francës, François Bayrou i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlamentin francez. Qeveria e tij e qendrës së djathtë kishte siguruar mbështetjen e opozitës së majtë socialiste.
Ndryshe nga partnerët e tyre në të majtë, duke përfshirë të Gjelbërit dhe Komunistët, shumica e deputetëve socialistë nuk e tërhoqën besimin e tyre ndaj qeverisë së Bayrou.
Bayrou, kabineti i të cilit nuk ka shumicën parlamentare, mund të mbështetet gjithashtu tek socialistët për projektet e ardhshme – dhe kështu të shmangë varësinë nga nacionalistët e krahut të djathtë të Marine Le Pen.
“Mocioni i mosbesimit që paraqitëtka një kuptim: ‘Ne duam që konfrontimi të mbetet mes njerëzve. Ajo që po thoni është ‘Ne nuk duam të mbetemi’ – kjo është ajo që thotë mocioni juaj i mosbesimit. ‘Ne nuk duam të dalim nga një frymë konfrontimi dhe të praktikojmë dialogun, negocimin, ndërtimin e një të ardhmeje që duhet ta ndërtojmë së bashku’. Kjo është arsyeja pse vendet që po bëni thirrje për mbështetje janë plotësisht bosh”, u shpreh kryeministri i Francës, Francois Bayroi.
Paraardhësi i tij Michel Barnier u refuzua nga i gjithë kampi i majtë në Francë. Vetëm nacionalistët e djathtë e toleruan kabinetin e tij të pakicës. Kur fraksioni i Le Pen tërhoqi besimin tek qeveria në mosmarrëveshjen mbi buxhetin e planifikuar shtrëngues, ata dhe opozita e majtë rrëzuan Barnierin pas vetëm tre muajsh në detyrë.
Udhëheqësi socialist Olivier Faure paralajmëroi se qeveria nuk do të mbështetet pa kushte. Por situata e tensionuar botërore ka nevojë për një Evropë si një forcë balancuese.
Franca nuk mund të rrëshqasë në duart e ekstremistëve të djathtë. Por brenda kampit të tyre politik, socialistët kohët e fundit janë vënë nën presion për shkak të konsideratave të tyre për tolerimin e qeverisë së qendrës së djathtë. Bayrou u kishte bërë lëshime socialistëve për çështje të tilla si pensionet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.