Lajme

Kriza politike, Meta: Gati të lë mandatin, mos instalohet juntë ushtarake

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si president për zgjidhjen e krizës politike në vend. Nga Pogradeci ku ka qenë në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut, presidenti Meta ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.
“I kam dhënë argumentet për krizën. Nuk kemi gjykatë kushtetuese. Po cenohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtuar në të gjitha planet, politike, ligjore, morale. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë, as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bëre çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Meta nga Pogradeci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë