Në një takim të mbajtur nga Komisioni i Energjisë në vend mbi krizën në këtë sektor, përfshirë ministren e Energjitikës Belinda Balluku u tha se importi i energjisë nga jashtë do të vazhdojë dhe për disa kohë deri sa kushtet atmosferike të përkeqësohen.
Balluku garantoi dhe njëherë se konsumatorët dhe bizneset e vogla do të mbrohen nga kostoja e rritur në tregjet ndërkombëtare.
Kreu i KESH, Ergys Verdho tha se importi i energjisë në nisjen e vitit 2022 ka qenë në nivelet e 40%, por pritet të rritet deri sa të nisin reshjet dhe kaskada të ketë prurje të reja që mund të mbulojë nevojën për konsum në Shqipëri.
Pjesë e takimit ishte dhe Ardian Çela, kreu i OSHEE, tha se humbjet e Operatorit për dymujorin e parë të vitit 2022, kanë arritur në 24%, ndërkohë që targeti i vendosur ishte 19%.
Çela shtoi se çlirimi i OSHEE nga importi i energjisë në fillim të 2022-shit, që tashmë i ka kaluar KESH, do të mundësojë rikthimin e investimeve të lëna pezull nga ky autoritet, sidomos në zonat bregdetare.
Drejtori i OST-së, Skerdi Drenova foli për rrezikun që i kërcënohet linjave të transmetimit të energjisë nga sulmet kibernetike. Sipas Drenovës, kjo po ndodh nga hyrja e Ukrainës dhe Moldavisë në rrjetin europian të energjisë dhe sulmet drejt tyre mund të prekin edhe Shqipërinë.
Kreu i OST-së shtoi se po punohet edhe për përshtatjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, sidomos ato fotovoltaike.
Petraq Lika, drejtues i OSSH-së tha se po mundësohet injektimi i energjisë së ardhur nga burimet e rinovueshme në rrjetin e transmetimit.
Balluku shtoi se shumë shpejt Komisioni do të takohet edhe bizneset e mëdha që kanë dalë në tregun e lirë të energjisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



