Një startup spanjoll po shet dhoma në apartamente të përbashkëta me të huaj. Një zhvillues britanik pronash po ndihmon miqtë që të blejnë shtëpi së bashku, ndërsa disa investitorë ofrojnë pjesëmarrje në prona me qira për të mbuluar kostot e strehimit.
Këto ide jo të zakonshme tregojnë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë të rinjtë europianë për të gjetur një vend për të jetuar, ndërsa çmimet e shtëpive vazhdojnë të rriten më shpejt se të ardhurat e tyre.
Në Spanjë, Habitacion.com ofron dhoma individuale deri në 80,000 euro , një të tretën e çmimit të një apartamenti njëdhomësh në qytetet kryesore. Për të gjetur shokë banimi, klientët plotësojnë pyetësorë për kompatibilitetin, duke pyetur për zakonet e përditshme si larja e enëve apo jeta me partnerin.
Në Londër, zhvilluesi Fairvieë ofron skemën “Buddy Up”, që lidh miqtë me një ndërmjetës dhe avokat dhe mbulon deri në 2,000 paund nga tarifat ligjore nëse blejnë shtëpi së bashku. Po ashtu, disa banka në Mbretëri, Francë, Gjermani dhe Itali po ringjallin hipotekat me zero ose depozitë të ulët, duke ofruar mundësi për ata që nuk kanë kursime të mjaftueshme.
Natalie dhe Martin Ëalker nga Ëest Yorkshire në Angli thanë se një njoftim për dëbim kur foshnja e tyre ishte një muajsh i shtyri ata të merrnin një hipotekë me zero depozitë vitin e kaluar për të blerë një shtëpi pas katër vitesh qiraje.
“Ndjenja e stabilitetit që të sjell, kjo është kënaqësia më e madhe për mua,” tha Natalie.
Në Spanjë, Carlos Sempere, një inxhinier industrial 36-vjeçar që jeton me qira në Madrid, ku pronat shiten për rreth 1 milion euro, shumë jashtë mundësive të tij, bleu një pronë me qira në jug të Spanjës përmes një kompanie investimesh, PropHero.
“Ose më ndihmon të paguaj qiranë, ose e shes më vonë,” tha ai. Për ata që nuk mund të përballojnë një pronë të tërë, PropHero ofron gjithashtu pjesëmarrje në ndërtesa me qira në Spanjë dhe Irlandë, që fillojnë nga 20,000 euro.
Ekspertët thonë se këto skema tregojnë një të vërtetë të hidhur: të rinjtë po përpiqen të gjejnë strehim në kushte gjithnjë e më të vështira ekonomike.
“Të gjitha këto zgjidhje strehimi tregojnë se njerëzit po bëhen më të varfër,”./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje