Edhe Kristiano Ronaldo duhet t’i bëjë llogaritë me krizën e karburantit që ka pushtuar Mbretërinë e Bashkuar dhe që ka krijuar radhë të gjata para distributorëve. Për të mbushur sarbatorin e “Bentley”-t të portugezit, sipas “Daily Mail”, një shofer i punësuar prej tij ka pritur gati 7 orë në një distributor.
Shoferëve të tjerë në radhë nuk u ka shpëtuar “Flying Spur” i Kristiano Ronaldos, që ka një vlerë prej rreth 250 mijë eurosh. Gjatë javëve të fundit ai është fotografuar shpesh me këtë makinë në hyrje të qendrës sportive të Mançester Junajtid në Kerrington.

Të njëjtin fat ka pasur edhe një makinë tjetër e koleksionit të Kristiano Ronaldos, një “Range Rover”, që ka pritur më shumë se 6 orë për t’u mbushur me karburant. Një pjesëtar i sigurisë personale të Ronaldos është detyruar ta lërë në distributor mjetin, sepse në atë kohë nuk kishte asnjë pikë karburant.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



