Katar 2022

Kriza e Belgjikës, tradhti femrash në mes dhe krisje mes lojtarëve

Gazeta Si – Kriza e Belgjikës në fushë e ka një shkak. Situata në dhomat e zhveshjes së kësaj skuadre nuk është ajo më e mira, mes lojtarëve ka krisje të forta. Kevin De Bryjne dhe Tibo Kurtua, dy nga titullarët kryesorë, nuk flasin prej vitesh për shkak të një femre.

Së fundi janë zbuluar detaje rë reja në lidhje me formën e dobët të Belgjikës në Katar 2022. Edhe trajneri Roberto Martinez ka prauar se ka disa probleme brenda skuadrës, por ai shpreson te kualifikimi ndaj Kroacisë.

Lojtaret e Belgjikes para nje ndeshjeje. Gazeta Si, 30 nentor 2022

Përplasja e yjeve të Belgjikës në dhomat e zhveshjes ka bërë zhurmë në media. Ylli i Manchcster Sitit, De Bryjne, dhe ai i Real Madrid, Kurtua, nuk flasin për arsye që lidhen me jetën e tyre private.

Në mes është ish e dashura e De Bryjne, Karolin Lijnen. Në vitin 2014 Lijnen e ka tradhtuar De Bryjne me shokun e skuadrës te Belgjika, Kurtua. Ajo ka thënë në atë kohë se ishte një lloj hakmarrje, sepse De Bryjne kishte pranuar se e kishte tradhtuar me shoqen e saj.

Lijnen dhe De Bryjne ishin në një lidhje për 3 vjetësh, deri sa u zbulua tradhëtia. Fantazisti i Sitit u shkatërrua nga lajmet në atë kohë, ndërsa ‘Daily Mail’ raportonte se ai dhe Kurtua e ksihin rregulluar marrëdhënien mes tyre. Një hipotezë që hidhet poshtë nga raportet e fundit, ku thuhet se ata nuk flasin.

Por nuk është vetëm kjo marrëdhënie e krisur te Belgjika. Eden Hazard dhe Leandro Trosard nuk flasin, ashtu si Romelu Lukaku dhe Miçi Batshuaji. Arsyet nuk bëhen të ditura.

Së fundi ka pasur edhe një përplasje mes De Bryjne, Hazard dhe Vertonghen, që u zbulua pas humbjes me Marokun. Yjet e Belgjikës janë konfrontuar në dhomat e zhveshjes. Para ndeshjes De Bryjne bëri një deklaratë të diskutueshme, duke u shprehur se ‘Belgjika është shumë e vjetër për të fituar Kupën e Botës’. Fjalë qv nuk u pëlqyen nga shokët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë