Nga Kongresi i CDU në Lajpcig, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Kryeopozitari Basha tha se në fokus të takimeve me zyrtarë të CDU dhe jo vetëm ka qenë integrimi i vendit në BE dhe çelja e negociatave.
“Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”, tha ndër të tjera lideri demokrat.
Në një lidhje LIVE, në “Facebook”, Basha tha se do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plot, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza.
“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.
Ndër të tjera, ai tha në fokus të takimit ka qenë edhe plani ekonomik i PD-së.
“Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.