Bota

Kritikoi Trump dhe SHBA-të, Rubio shpall ‘non grata’ ambasadorin e Afrikës së Jugut

Gazeta Si – Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio ka shpallur si person “non grata” ambasadorin e Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara, Ebrahim Rasool pas akuzave të këtij të fundit ndaj Amerikës dhe presidentit Donald Trump.

Në një njoftim të bërë publik të rrjetin e tij social “X”, Rubio shkruan se Rasool nuk është më i mirëpritur në vendin e tyre, pas deklaratave të tij të fundit, duke e etiketuar ambasadorin si një politikan që urren Amerikën dhe kreun e Shtëpisë së Bardhë.

“Ne nuk kemi asgjë për të biseduar me të dhe për ne ai konsiderohet një person non grata”, sqaroi sekretari i shtetit.

Lidhur me këtë vendim të Rubios, nuk pati një reagim nga Departamenti amerikan i Shtetit për të dhënë më tepër shpjegime.

Vendimi ka ardhur pas një fjalimi të Rasool, ku ai kritikoi administratën Trump dhe përmendi angazhimin e Elon Musk me figura të krahut të djathtë në Evropë, duke e quajtur atë një “dog whistle” për lëvizjet që mbështesin komunitetin e pasigurt të të bardhëve.

Rasool, ish-politikan i partisë ANC, ka kaluar në politikë dhe ka qenë një kundërshtar i veprimeve të administratës Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë