Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët, u pyet edhe për editorialin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin pa të drejtë vetoje në Union, për të cilin është përballur me kritika.
Sipas tij, nuk ka të bëjë për heqjen dorë nga anëtarësimi në BE, sikurse ka akuzuar PD, të cilën e cilësoi si shoqata e molotovarëve, duke ironizuar protestat e zhvilluara për të rrëzuar qeverinë e tij.
Ai ironizoi edhe faktin se demokratët i janë referuar deklaratave të gjermanëve, të cilët kanë qenë mjaft kritikë ndaj qeverisë për çështjen ndaj Belinda Ballukut.
“Sa i përket dëgjesës së molotovarëve, meqë kanë filluar të flasin në emër të Berlinit, le të shkojnë të flasin atje dhe të pyesin ore ia vlen të luftojmë për këtë punë apo ta mbyllin gojën se jemi komplet jashtë loje. Unë e di se çfarë do iu thonë.”, tha Rama.
Ai u ndal te shanset për një anëtarësim të pjesshëm të Shqipërisë në BE, pra anëtare pa të drejtë vetoje, deri në një moment të dytë.
“Bëhet marrëdhënie dypalëshe të shtetit të ri anëtar dhe BE-së, me mekanizma që ata i gjejnë vetë, sepse janë 1-sha për t’i gjetur, s’kam kapacitet t’u mësoj asgjë. Po marrëveshje bilaterale ku vendi i ri anëtar heq dorë vetë për një periudhe kohe që do të duhet për të reformuar mekanizmin e vendimmarrjes”, tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye për t’u trembur.
“Po mor po, t’i marrim të gjitha, po a i merr dot a jo?! U bë qameti? Pse ça ndodh nëse s’vëmë dot veto? Kujt do t’i vëmë veto?! Do shkojmë atje t’i vëmë veto Gjermanisë, Francës, Italisë…”, shtoi ai me ironi.
“Apo i mungojnë PE-së druvarët që do t’ja çojmë me shpejtësi. Ne do çojmë përfaqësues të mësojnë atje, e kuptojnë që nuk është pyll, ku nuk merr dot fjalën për procedurë dhe të marrësh peng parlamentin me orë të tëra, apo të nxjerrësh celularin…Vjen momenti dhe bëhemi dhe ne me deputetët tanë! Ç’a pengese ka këtu?!”, tha duke ironizuar sërish opozitën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje