Çelësi i suksesit të Shqipërisë së Silvinjos është te forca e grupit. Kështu është shprehur pas ndeshjes magjike Shqipëri-Poloni (2-0), Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë
“E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë.
Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Silvinjo ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë”, tha Asllani për Supersport.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.