Katar 2022

Kristiano Ronaldo lë fushën mes lotësh, largim i dhimbshëm nga Botërori

Gazeta Si – Imazhi simbol i humbjes së Portugalisë në çerekfinale ndaj Marokut është ai i njeriut simbol të saj, Kristiano Ronaldos. Ai ka lënë fushën mes lotësh pas eliminimit nga Katar 2022.

CR7 u nis menjëherë drejt dhomës së zhveshjes dhe nuk mundi ta fshinte dhimbjen e madhe që ka shkaktuar humbja me Marokun dhe rikthimi në shtëpi para kohe.

Ronaldo del nga fusha duke qare. Gazeta Si, 10 dhjetor 2022

Ronaldo, ashtu si ndaj Zvicrës, e nisi ndeshjen nga stoli. Ai u fut në fushë në pjesën e dytë, por nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij për të barazuar rezultatin. Vetëm një gjuajtje nga ana e yllit portugez për aq sa qëndroi në fushë.

Edhe kur nuk bën asgjë në fushë ai di shumë mirë të bëhet protagonist jashtë saj. Vëmendja e gjithë gazetarëve dhe kamerave ishte pikërisht te Kristiano Ronaldo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë