Futboll

Kristiano Ronaldo është shënuesi më i mirë i 2023-shit, 53 gola për portugezin

Gazeta Si – Kristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Me dopietën e shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Al Itihad, ai ka shkuar në kuotën e 53 golave për vitin 2023, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Portugezi ka kaluar anglezin Herri Kejn dhe francezin Kilian Mbape, të ndalur në shifrën e 52 golave për vitin që po mbyllet. Në vend të katërt të kësaj liste qëndron norvegjezi Erling Haland, në kuotën e 50 golave.

Në gjithë karrierën e tij, Kristiano Ronaldo ka shënuar 872 gola. Një natë më parë 38-vjeçari shënoi 2 gola në sfidsën e parë si kundërshtar me mikun e tij Karim Benzema, me të cilin kanë kaluar vite të bukura te Real Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë