Media Galeri

Krishtlindje në hapësirë/ Urim nga astronautët: Përshëndetje planetit Tokë

“Përshëndetje planetit Tokë”. Me këtë mesazh, astronautët e Ekspeditës 74, të cilët ndodhen aktualisht në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, kanë përcjellë urimet e tyre me rastin e festave të fundvitit.

“Po mendojmë për të gjithë ju gjatë kësaj periudhe festive. Është paksa e trishtueshme që nuk jemi pranë familjeve tona në këto ditë, por në të vërtetë jemi, sepse jemi me familjen tonë hapësinore, dhe kjo na bën të ndihemi mirë”, thuhet në mesazhin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë