Ka mjaftuar një stuhi e fuqishme për disa minuta që rrugët e Tiranës të mbusheshin me ujë dhe të krijonin probleme në qarkullimin rrugor në vigjilje të natës së Krishtlindjeve.
Ndërkohë, në një nga rrugët pas Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, një pemë është dëmtuar nga furtuna dhe ka rënë mbi një automjet të parkuar anës rrugës.

Siç duket edhe nga këto foto, pema i ka shpëtuar shkuljes nga rrënjët, por një prej degëve të saj është shkëputur nga trungu për t’u rrëzuar, duke bllokuar edhe trotuarin e këmbësorëve.

Për fat të mirë në atë moment nuk ka pasur kalimtarë në ecje e sipër, duke mos shkaktuar të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




