Gazeta Si – Adrian Mutu, ish-sulmuesi i njohur rumun që ka luajtur edhe për klube të mëdha, si Juventusi e Çelsi, është shkarkuar së fundi nga detyra e trajnerit të Neftchi Baku, një klub nga Azerbajxhani.
Diçka normale, por ajo që nuk duket fare normale ka të bëjë me mënyrën si ka vepruar klubi azer dhe momentin e zgjedhur për t’i dhënë lajmin. Vendimi i shkarkimit i është komunikuar teksa Adrian Mutu ishte në Rumani për të marrë pjesë në funeralin e së ëmës.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari rumun Emanuel Rosu, i cili në një postim në ‘X’ shkruan se në mesazhin e shkarkimit klubi i shprehte tashmë ish-trajnerit edhe ngushëllimet për humbjen e nënës.
Krishtlindje makthi për ish-sulmuesin e famshëm, ndërsa klubi nga Azerbajxhani mund të ishte treguar pak më human, duke pritur edhe pak orë për komunikimin e vendimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




