Policia e Dibrës ka goditur 11 raste të krimeve mjedisore duke proceduar penalisht 11 persona.
6 prej tyre në Dibër e Mat u kapën duke ndërtuar pa leje, kurse 5 të tjerë po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.
“Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit Shtator, kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, 5 persona të tjerë janë proceduar, pasi po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.
“Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :
XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.
Si përfundim Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar”, vijon më tej policia.
Si përfundim Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



