Gjykata për Krime të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Admir Murataj, pas dorëzimit nga prokuroria të certifikatës së vdekjes, aktit daktiloskopik dhe këqyrjes së kufomës.
Në seancën e sotme gjyqësore trupit gjykues i është dorëzuar certifikata e vdekjes nga gjendja civile e Tropojës, e kërkuar në seancën e mëparshme.
Sipas materialeve të dorëzuara nga prokuroria, Admir Murataj ka humbur jetën nga një plagë në kokë në datën 9 prill 2019.
Admir Murataj u vra të martën e 9 prillit në grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro, ndërsa ishte akuzuar nga prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




