Shkencëtarët kanë krijuar një lloj xhami që është pesë herë më rezistent ndaj thyerjeve në krahasim me xhamin standard.
Xhami përbëhet me materiale prej qelqi dhe akriliku dhe “kombinimi i të dyjave tregon forcë, qëndrueshmëri dhe transparencë”, thonë shkencëtarët nga Universiteti McGill në Montreal, Kanada.
Xhami është frymëzuar nga shtresa e brendshme e guaskave të molusqeve, e quajtur nacre, e njohur edhe si nëna e perlave.
Edhe pse është qelqi, materiali i ri ka një elasticitet që është më shumë si plastikë dhe nuk thyhet.
Nëse prodhohet në masë dhe hidhet në treg, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë për t’i dhënë fund thyerjes së ekraneve të telefonave.
Nacre, e cila mbulon guaskat e brendshme, është e përbërë nga pjesë mikroskopikë që janë pak si blloqe ndërtimi si Lego, duke e bërë atë jashtëzakonisht të fortë dhe rezistent.
“Çuditërisht, nacre ka ngurtësinë e një materiali të ngurtë dhe qëndrueshmërinë e një materiali të butë, duke e bërë shumë të veçantë”, tha Allen Ehrlicher, profesor në Departamentin e Inxhinierisë në Universitetin McGill.
Shkencëtarët morën ‘arkitekturën’ e nacre dhe e plotësuan atë me shtresa të qelqit dhe akrilik dhe më pas e bënë përbërësit transparent.
Hapat e ardhshëm për ekipin është përmirësimi i xhamit të pathyeshëm duke përfshirë teknologjinë e zgjuar duke lejuar që xhami të ndryshojë vetitë e tij, të tilla si ngjyra, mekanika dhe përçueshmëria.
Universiteti McGill ka punuar në xhama më të qëndrueshëm prej vitesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.