Shkencë

Krijohet një vaksinë e re për Covid-19 që është 100% efektive ndaj të gjitha varianteve

Një vaksinë e re me dy doza e zhvilluar nga prodhuesit francezë dhe britanikë është 100 për qind efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital nga Covid-19. Prodhuesi francez i barnave “Sanofi” dhe partneri i tij britanik “GlaxoSmithKline (GSK)” mbetën prapa në garën për të zhvilluar një vaksinë, por të dhënat e reja tregojnë se vaksina do të ketë një rol jetik për Covid-19. Përveçse ishte shumë efektive për hospitalizimin e njerëzve, vaksina ofroi 75 për qind mbrojtje kundër sëmundjes së moderuar deri në të rëndë, sipas provës klinike të fazës 3 të prodhuesve. Ai tregoi gjithashtu 58 për qind efikasitet kundër sëmundjes simptomatike. Një provë e dytë studimore e drejtuar nga Sanofi dhe GSK zbuloi se vaksina, kur përdoret si një dozë përforcuese, rriti nivelet e antitrupave me 18-30 herë te njerëzit që ishin vaksinuar tashmë.
Të dhënat tani do t’u dorëzohen rregullatorëve me shpresën për të arritur miratimin. Të dy studimet e provës pritet të publikohen “në fund të këtij viti”.
Vaksina mbështetet në një qasje konvencionale të bazuar në proteina për trajnimin e sistemit imunitar të trupit, krahasuar me teknologjinë më të re të mRNA të përdorur në injeksionet Pfizer-BioNTech dhe Moderna – të dyja tashmë janë përhapur globalisht.

Foto ilustruese të vaksinës Covid-19 nga laboratori i kompanisë farmaceutike Sanof.


Ajo është e ngjashme në teknologji me një nga vaksinat e gripit sezonal të “Sanofit” dhe shoqërohet me adjuvantin e GSK, një substancë që rrit efektivitetin e një vaksine. Është gjithashtu më e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar sesa vaksinat e tjera.
Teknologjia e proteinave, është përdorur që nga mesi i viteve 1980, duke i shtyrë ekspertët e shëndetit publik të shpresojnë se disa nga ata që kanë shmangur vaksinat e mRNA mund të zgjedhin një klasë vaksine me një rekord sigurie.

“Ne kemi besim se kjo vaksinë mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërsa ne vazhdojmë ta trajtojmë këtë pandemi dhe të përgatitemi për periudhën pas pandemisë,” tha Roger Connor, president i GSK.
Efektiviteti 100 për qind i vaksinës kundër sëmundjes së rëndë vjen në një kohë në të cilën variante të shumta janë në qarkullim, duke treguar që fuqia e vaksinës ruhet përballë Omicron, Delta dhe llojeve të tjera – ndryshe nga shumë prej vaksinave të tjera që përdoren aktualisht.
“Asnjë studim tjetër global i efikasitetit të Fazës 3 nuk është ndërmarrë gjatë kësaj periudhe me kaq shumë variante shqetësuese, duke përfshirë Omicron dhe këto të dhëna të efikasitetit të vaksinës sonë nuk janë autorizuar”, tha Thomas Triomphe, nënkryetar ekzekutiv për Sanofi Vaccines.
Kompanitë thanë se ishin në diskutime për miratimin e injektimit të tyre me rregullatorët, duke përfshirë Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së dhe Agjencinë Evropiane të Barnave. Kreu i Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Richard Hatchett, tha se vaksinat e reja me bazë proteina të administruara me adjuvantë mund të “bëhen potencialisht vaksinat e të ardhmes”.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë