Media Galeri

Krijohet ‘makina’ që mund të ngjisë shkallë

Suzuki ka dizenjuar një mjet të ri që ka elemente edhe makine, edhe motori.

MOQBA (Modular Quad Based Architecture) është një mjet urban inovator, 1,3 m i gjatë, 91 cm i gjerë dhe 1,54 m i lartë. Me të mund të ngjitësh terrene shumë të vështira, madje edhe shkallë.

Suzuki MOQBA është perfekt për të lëvizur në qytet, pasi mund të përdoret edhe në brendësi të qendrave tregtare ose nëpër metro.

Për momentin, ka vetëm një prototip ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të dalë në treg ndonjë ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë