Bota e lëkundur e kriptomonedhave, ndonëse e rrezikshme vazhdon të tërheqë investitorë në të, pasivë dhe aktivë duke shpresuar për fatin që patën disa të tjerë. Duke iu shmangur humbjes shumë nga krijuesit e rinj hedhin në treg kriptomonedha me vlerë të vogël dhe presin rritjen e saj me dinamizmat e tregut, në mos kjo mjafton të jenë të pranishëm në hapësirën e kriptomonedhave.
Kosova është vendi më i ri që hodhi në treg kriptomonedhën e saj, Kosovacoin. Kjo monedhë është krijuar nga një grup shqiptarësh që jetojnë në diasporë dhe themeluesi është Artit Muhaxhiri.

Në komunikim me gazetën “SI”, Artiti tregon se Kosovacoin është krijuar në blockchain të paltformës së madhe Binance dhe sigurisht 100% e kontrolluar nga komuniteti.
Ai tregon sy qëllimet kryesore se pse erdhi në jetë një kriptomonedhë digjitale.
LEXO EDHE:
Albcoin, lind dhe kriptomonedha e parë shqiptare
“Qëllimi kryesor është siguria dhe mbajtja e tarifave të ulëta të transaksioneve vetëm në 1%. Arsye tjetër është të japim emrin e Kosovës në botën ndërkombëtare të valutave”,-tha krijuesi i Kosovacoin për gazetën “SI”.
Artiti tregon se vizioni i grupit që krijoi kriptomonedhën është përdorimi i gjerë i saj në shoqërinë kosovare, të pranojë dhe të kryejë pagesa me të.
“Një veprimtari e tillë do të sillte investime të mëdha dhe rritje ekonomike në Kosovë. Kështu Kosova mund të bëhet një shtet shumë i pasur sikurse Monako apo Luksemburgu”, u shpreh Artiti.
Momentalisht vlera e Kosovacoin është më pak se 1 cent dhe janë 47 persona që kanë investuar në të dhe po e mbajnë në posedim. Vlera totale e tregut arrin në pothuajse 20.000 euro, 18.928 euro.
“Besojmë bindshëm se çmimi momental do të kalojë 5 euroshin”, tha Artit Muhaxhiri.
Ai tregoi se kanë patur shumë mbështetës në punën e tyre dhe se vete ata janë të gëzuar që shqiptarët po përqafojnë kriptovalutat.
LEXO EDHE:
Bitcoin bie përsëri pasi Kina vendos të mos e përdorë më në institucionet financiare
Java e kaluar, në fakt ka qenë negative për kriptomonedhat, lidhur me ngjarjet dinamike të tregut dhe influencuesëve të tij. Një njoftim i Elon Musk, dobësoi vlerën e Bitcoin, Ether, Dogecoin dhe shumë kriptomonedhave të reja. Ekspertët thanë se ndikimi negativ preku vetëm kriptomonedhat e mëdha duke krijuar hapësirë për ato të voglat. Ndoshta ky është momenti për Kosovacoin apo Albcoin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.