Media Galeri

Krijohen kufjet që bllokojnë zhurmën dhe… ajrin e ndotur

Dyson ka krijuar kufjet që kanë një sistem të integruar të pastrimit të ajrit që do të shiten për 820 paund.

Personat që i blejnë do jenë në gjendje të bllokojnë zhurmën dhe ajrin e ndotur të qytetit ndërkohë që dëgjojnë muzikë.

Kufjet dalin në shitje në Britani më 17 maj.

Sistemi i filtrimit mund të kapë 99 për qind të grimcave të ajrit deri në 0,1 mikron, duke përfshirë polenin, pluhurin, bakteret dhe disa viruse si H1N1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë