Shkencë

Krijesa të vogla të detit që detyruan shkencëtarët t’u futen studimeve

Në një fushë në brigjet e Detit të Bardhë, biologia Vera Emelianenko u nis për një shëtitje në një natë të ftohtë dhjetori. Me të ishin Mikhail Neretin, djali i biologut molekular te vendit dhe një çift qensh. Duke ecur përgjatë argjinaturave të akullta të zonës së baticës në erërat e forta të Arktikut, Neretin dalloi një ndriçim blu në një breg dëbore. Ndërsa shkonin për të hetuar, hapat e tyre krijuan vija blu eterike. “Ata ishin si dritat blu të Krishtlindjeve në dëborë,” thotë Emelianenko.
Ajo u përkul për të mbledhur një grusht bore dhe duke e shtrënguar shkëlqeu edhe më shumë. Pas një morie telefonatash dhe fotografish me mesazhe, biologët dhe një grup shkencëtarësh detarë anembanë Rusisë po diskutonin mbi gjetjen.


Të nesërmen, teksa Emelianenko priste që akulli të shkrihej, ajo pa mbeturina të vogla sa një majë gjilpëre. Por më pas, Emelianenko vuri re disa kopepodë, tw cilat kur ngrinin ndriçonin në ngjyrë blu. Ky mund të jetë shpjegimi i parë i dokumentuar për borën e ndriçueshme në Arktik, e cila është vërejtur herë pas here nga studiuesit gjatë viteve, por nuk është testuar në mënyrë rigoroze.
Kopepodët janë krustace të vegjël vetëm disa milimetra të gjatë, afërsisht sa disa kokrra rëre me radhë.
“Ata janë insektet e detit. Ata janë të vegjël dhe të shumtë, ata hahen nga shumë gjëra.,” shpjegon Steven Haddock, një biolog detar që studion zooplanktonin e detit të thellë në Institutin Kërkimor të Akuariumit të Monterey Bay.
Sipas disa vlerësimeve kopepodët përbëjnë shumësinë e biomasës në oqean. Ata janë notarë pasivë, që do të thotë se nuk mund t’i rezistojnë rrymave të ndryshme të ajrit. Kjo specie e veçantë e kopepodit quhet “Metridia longa”.
“Megjithatë, Metridia nuk gjenden në brigjet e Detit të Bardhë, një eksperte për zooplanktonin detar Arktik në Akademinë e Shkencave të Rusisë në Moskë. Ata zakonisht gjenden më larg në oqean, duke migruar në thellësi 80 deri në 300 metra gjatë ditës dhe duke u ngjitur në disa metra nga sipërfaqja e fundit të derit gjatë natës”, thotë Ksenia Kosobokova.


Ajo që duhet të ketë ndodhur,-sipas biologes, është se kopepodët do jenë shtyrë nga një rrymë e fuqishme.
Shumica e bio-lumineshencës prodhohet kur oksidohet një molekulë e vogël ruajtëse e energjisë e quajtur “luciferin”. Më vete, kjo molekulë prodhon një shkëlqim shumë të dobët dhe të qëndrueshëm. Por e kombinuar me molekula të tjera reagimi përshpejtohet dhe këto grimca të vogla shkëlqejnë shumë.
“Pra, ne kemi këto dy molekula brenda tyre, një emetues drite dhe një përshpejtues,” shpjegon Haddock.
Shkencëtarët besojnë se Metridia dhe kopepodët e tjerë përdorin bio-lumineshencën si mbrojtje.

“Një ide është se drita mund të trembë grabitqarët dhe t’i bëjë ata të mos e hanë kopepodin, ose t’i shpërqendrojë ata aq gjatë sa kopepodi të shpëtojë, thotë Todd Oakley, një profesor i ekologjisë evolucionare dhe biologjisë detare në Universitetin e Kalifornisë Santa Barbara.
Burimi: National Geographic/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë