Në vitin 2021, një kafshë u dërgua në një spital veterinar ku stafi nuk ishte në gjendje që të përcaktonte nëse kafsha ishte qen apo dhelpër, pasi kishte karakteristika të të dy specieve.

Testimi gjenetik zbuloi se kafsha kishte 76 kromozome, një kombinim i 74 kromozomeve të një dhelpre dhe 78 kromozomeve të një qeni. Kjo konfirmoi se kafsha ishte një hibrid. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se nëna e kafshës ishte një dhelpër dhe babai i saj një qen shtëpiak i një race të panjohur. Ekspertët besojnë se është rasti i parë i regjistruar i një pasardhësi nga mbarështimi i një dhelpre dhe qeni.
Fatkeqësisht kafsha unike ngordhi këtë vit për shkaqe të panjohura, por studiuesit besojnë se mund të ketë më shumë krijesa hibrid në natyrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.