Menaxhim

Krifca: 46 përfitues nga grantet për investime në anije. Më shumë se 1.6 milion Euro për peshkatarët

46 operatorë të peshkimit janë përfitues të thirrjes së tretë të granteve të peshkimit me një shumë investimi mbi 820 mijë euro, e cila mbylli aplikimet në fund të qershorit.

 Nga Porti i Shëngjinit, ku u firmosën disa kontrata të përfitimit të grantit, ministrja e bujqësisë Frida Krifca tha se ky tregues është një lajm i mirë i dëshirës së peshkatarëve për t’u rritur me investime në pajisje sigurie dhe eficence.

Krifca shtoi se do të ofrohen më shumë se 1.6 milion Euro për peshkatarët.

Në thirrjen e parë dhe të dytë janë mbështetur investimet e 55 operatorëve të tjerë të sektorit për investime si ndërtimi i frigoriferëve, pajisja e anijeve të tyre me instrumente elektronike, rrjeta selektive apo motorë dhe gjeneratorë të rinj.

Në këto dy faza aplikimi, janë investuar në sektor 700 mijë Euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë